Milani ishte një ndër skuadrat më intensive në merkaton e janarit duke transferuar 4 futbollistë ku bie në sy ardhja e Zlatan Ibrahimovic, Simon Kjaer, portieri Asmir Begovic dhe talenti Seamarkes. Një nga objektivat e kuqezinjve për të mbërritur në “San Siro” ishte edhe talenti i skuadrës së Rancing Club, Matia Zaracho. Argjentinasi luan në disa pozicione të mesfushës si lojtarë krahu, fantazist dhe mesfushor i lirë. Së fundmi referuar mediave argjentinase Zaracho ka pranuar të transferohet tek Milani.

Skuadra e drejtuar nga Steafano Pioli ka ofruar 15 milionë euro ndërkohë që klubi argjentinas kërkon të paktën 25. 21 cvjecari në 16 takime këtë sezon ka shënuar 4 gola duke asituar edhe 3 herë për shokët e skuadrës.