Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ndërsa ka marrë pjesë Konferencës së Sigurisë në Mynihut ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Jashtëm të Omanit, Yusuf bin Alawi bin Abdullah. Në takim me Ministrin e Jashtëm të Omanit, Yusuf bin Alawi bin Abdullah, Cakaj ka biseduar për bashkëpunimin mes dy vendeve për të finalizuar marrëveshje ekonomike.
“Diskutuam për finalizimin e një varg marrëveshjesh dypalëshe për të shtuar konsultimet diplomatike dhe rritur ndërveprimet ekonomike”, shprehet ai. Po ashtu, ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka falënderuar ministrin për mbështetjen që ka dhënë Omani për pavarësinë e Kosovës. “Në takim e falënderuam për mbështetjen dhënë pavarësisë së Kosovës dhe i kërkuam veprim të mëtejmë të përbashkët për të ndihmuar Kosovën edhe në disa vende të tjera”, shprehet ai.