Në librin kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Ahmet Zogut, historiani Jason Tomes përshkruan ritualin e një ditë nga jeta e mbretit Zog duke përfshirë edhe gatimet e tij të preferuara. Sipas të dhënave të publikuara në këtë libër, të cilit i referohet AgroWeb dë shmohet se Mbreti Zog kishte një ditë të gjatë pune, e cila niste herët në mëngjes në zyrën e tij, ku qendronte duke punuar deri edhe në 14 orë. Ndaj dhe ushqimin shpesh herë ia çonin në zyrën e tij të punës. Mesa duket, nga përshkrimet e historianit Tomes, Mbreti Zog preferonte gatimet tradicionale. Kush kujdesej për gatimet e Mbretit Zog dhe çfarë preferonte ai
“Zogu thoshte se ngrihej në gjashtë të mëngjesit e shtrihej në mesnatë. Ai normalisht ishte në studion e tij të mbingrohur në orën tetë të mëngjesit dhe plani i tij i punës zgjatej në 14 orë në ditë.

Një poet zogist e perifrazoi në vargje, “lumi s’fle, deti s’fle, po ashtu nuk fle as mbreti” thuhet në librin e historianit Jason Tomes. Në libër shkruhet mbi lidhjen e fortë të mbretit Zog me nënën e tij Sadije, me të cilën ai bënte shëtitje të gjata në kopshte dhe që gjithashtu kujdesej edhe për ushqimin e tij dhe recetat e preferuara. Sipas përshkrimeve të historianit, Mbreti Zog konsumonte gatime tradicionale përfshirë byrekët, ku veçohet byreku me djathë dhe arra, perimet si specat, gatime si orizi me mish, apo edhe kompsotot me fruta të ndryshme. Por pjata më e preferuar e Mbretit Zog sipas librit ishte ajo e Patëllxhanëve të mbushur. Një recetë tipke e gatuar brez pas brezi në kuzhinën shqiptare në të gjitha trevat.

“Ushqimi vinte nga pallati i nënës mbretëreshë në një kuti të mbyllur sepse ai kishte besim vetëm tek Sadija. Zakonisht ushqimi përbëhej nga specat, oriz me mish, komposto frutash, djathë i bardhë, bukë e zezë dhe byrek me djathë e arra. Ushqimi i tij i preferuar ishin patëllxhanët e mbushur” citohet më tej në libër. Në vitin 1928, Kryteari i Republikës Shqiptare Ahmet Zogu u shpall nga parlamenti Zog I, Mbret i Shqiptarëve. Ai ndryshoi mbiemrin nga Zogolli në Zogu. Nëna e tij Sadije Toptani u shpall Nëna Mbretëreshë, kurse familjaret e tjerë morën titujt Princër dhe Princesha./AgroWeb.org