Është një ndër personazhet me të cilin me siguri keni qeshur kur e keni dëgjuar në media apo në sallën e Kuvendit. Bëhet fjalë për deputetin e PD-së, Lefter Maliqi. Ajo që është interesante dhe që i jep kuptim mospasjes së ‘shtyllës kurrizore politike’ të tij është kalimi i tij nga një parti te tjetra, vetëm për një karrige e një rrogë.
Ai e nisi karrierën politike me LSI në vitin 2005. Pasi nuk u bë dot deputet, kaloi në 2007 me PD dhe u bë kryetar komune. Me pas në vitin 2009 bëhet deputet nga radhët e PD. Por, pasi Lulzim Basha nuk e futi në listën e sigurt në Berat, por në fund të listës, në 2017, ai kalon me Partinë Socialiste, ku mori post si zv drejtor i burgjeve. Kur PD la mandatet Maliqit i erdhi radha të hyjë në Kuvend, ndaj ai e la rrogën e zv.derjtorit të Burgjeve dhe mori mandatin e deputetit, duke dalë kundër mazhorancës. Deri dje, ai gëzonte pushtetin, sot, Lefter Maliqi thotë se mbështet sërish Ilir Metën.
Nisur nga gjithë CV e tij politike, ku tregohet qartë se nuk ka asnjë shtyllë parimesh veç atij të pushtetit, kuptohet qartë se këtë radhë Maliqi duket se ka marrë një premtim nga LSI për ta futur në ndonjë listë në zgjedhjet e 2021-it. Vetëm kështu mund të shpjegohet pështyma që ai hedh ndaj mazhorancës sot, e PD dje. Në fund të fundit, Maliqi duket se shkon aty ku i japin një karrige, larg çdo parimi apo ideali!