Ilva Tare: Kishit dërguar një shkresë, ose paralajmërim që nuk u mor seriozisht. Kur ra tërmeti çfarë menduat?

Meta: Në atë moment s’pata ndonjë reflektim për ato që kisha paralajmëruar. Mendova për pasojat dhe si do ishim. Ishte një shqetësim se mund të na ndodhte.

As e parashikojmë e as e planifikojmë Tërmetin por disa masa të gjithë mund t i merrnim. S’mund të them që s’pati reagim dhe përpjekje. Mund të jetë më mirë por s’them që s’pati përpjekje.

Ilva Tare: Kur ra tërmeti ishit në vizita të ndryshme nuk u bëtë bashkë me kryeministrin./ Tema

Meta: Po ç’lidhje ka kjo. Ishim bashkë në mbledhjen e këshillit të sigurisë kombëtar. Paradë s’do bënim.