Takimi i Këshillit Europian i marsit duhet të miratojë fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, deklaroi ish-kryeministri grek, Aleksis Cipras, njëkohësisht edhe kreu i partisë SYRIZA. ”BE nuk mund të marrë një rol gjeopolitik dinamik ndërkombëtar nëse nuk mbështetet edhe në mënyrë aktive Marrëveshjen e Prespes midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut”, nënvizoi lideri kryesor i opozitës.

”Pezullimi i bisedimeve të pranimit në BE të Ballkanit në vitin 2014 çoi në humbjen e stabilitetit në rajon dhe fuqizimin e palëve të treta që punojnë kundër interesave të BE-së”, theksoi ai. Cipras paralajmëroi gjithashtu se paqëndrueshmëria shtesë në rajon do të kontribuonte në flukset më të larta të migracionit nga Ballkani Perëndimor në Europë. ”BE-ja duhet të mbështesë udhëheqësit dhe popujt e Ballkanit Perëndimor të cilët janë të gatshëm të marrin vendime të guximshme dhe të ndërmarrin reforma, përndryshe do të justifikojnë forcat nacionaliste dhe autoritare”, tha Cipras.