Jemi zyrtarisht në muajin e Peshqve (19 shkurt-20 mars). Siç e do zakoni, vëmendja më e madhe këtë periudhë, i takon të lindurve në këto data. Të famshmit që i përkasin kësaj shenje: Rihanna, Steve Jobs, Elizabeth Taylor, Justin Bieber, Jessica Biel,Eva Longoria, Cindy Craëford, etj.
Çfarë ka ndryshe kjo shenjë që i dallon nga të tjerët? Kur të takoni njerëz të shenjës së Peshqëve, shihni fillimisht këmbët e tyre. Ato do të jenë mjaft dukshëm të vogla dhe elegante (duke përfshirë edhe meshkuj), ose nga ana tjetër, ato mund të jenë të mëdha dhe të gjera, si këmbët e dikujt që ka punuar zbathur në arë. Lëkura do të jetë e butë, flokët shpesh me onde dhe zakonisht me ngjyrë të celët (edhe pse ju do të hasni një numër të madh personave të kësaj shenje zeshkanë. Sytë e Peshqve janë të lëngshëm, me qepalla të rënda dhe plotë me drita të çuditshme. Shpesh, por jo gjithmonë, ata janë disi t theksuar dhe jashtëzakonisht imponues. Sytë e disa Peshqve janë thjesht të bukur. Nuk ka fjalë të tjera për t’i përshkruar ato. Tiparet janë elastike dhe të lëvizshme dhe zakonisht ju do të gjeni më shumë shenja se rrudha. Pak Peshq janë të gjatë; trupat e Neptunit janë ndërtuar ndonjëherë jo-këndshm, por me hirin e tyre të jashtëzakonshm, kjo rrallë është e dukshme. Ata duken sikur rrëshkasin, në vend që të ecin, si të jenë duke notuar nëpër dhomë ose poshtë në rrugë. Ndonjherë, ata janë vërtetë. Ku është uji? Mund të jetë diku pranë dhe Peshku tërhiqet prej tij.
Ju mund të keni lexuar se simboli i shenjës së Peshqve, i formuar nga dy peshq që notojnë në drejtim të kundërt, tregon se Neptuni është i ndarë në dy pjesë, nga dëshirat e dyfishta. Në të vërtet, nuk është kështu. Dëshirat e dyfishta i përkasin Binjakëve. Dy peshqit në drejtime të kundrët, simbolizojnë zgjedhjen që u është dhënë Peshqve: për të notuar lart apo për të notuar në fund dhe nuk arrijnë t’i realizojn qëllimet e tyre. Peshqit duhet të mësojnë se ata janë këtu, për t’i shërbyer njerëzimit në një farë mënyre dhe t’i qëndrojë larg pasurive të kësaj bote. Gjeniu Ajshtajn i shenjës së Peshqve, i cili notoi kundra rrymës, krijoi një botë krejt të re të kohës relative. Peshqit që notojnë në drejtim të rrymës, shërbejn për të larë enët apo për të hequr borën. Zgjedhja është gjithmonë aty, sepse talenti nuk mungon asnjëherë, por peshku, me sytë që shohin në mënyrë të qartë në të dy anët, ndonjëherë e ka të vështirë të shohë përpara. Peshqit shpeshherë tërhiqen- ose nga lartësitë sublime të një jetë të përkushtuar profesionale, ose nga emocionet artificiale dhe fallco.
Pavarsisht ndrojtjes së tyre të lindur, ata shpesh bëhen disa nga interpretuesit më të mirë në teatër. Por vetëm nëse ata luftojnë antipatinë që kanë ndaj punëve të lodhshme dhe provave rraskapitëse, si dhe mërzitjen e viteve të zymta, por të nevojshme të përvojës. Të msuarit përmendësh është rrallë një problem për ta. Kujtesa e Peshqve është legjendare, edhe pse me një prekje të Hënës ose Merkurit, ata mund të harrojnë edhe numrat e tyre të telefonit. Peshku duhet të ruaj energjinë e tij dhe të mos bie pre e lodhjes, vështirsive dhe emergjencave të njerëzve të tjerë. Të dobët kur janë foshnje, rrallë të fuqishm kur janë fëmijë (nëse nuk ka një ndikim të fortë nga planeti Mars, në tabelën e lindjes), njerëzit e shenjs së Peshqëve, duket se kanë metabolizm të ngadalshëm, e cila është arsyeja pse ata shpesh zgjohen me sy të prgjumur dhe të lodhur.
Zakonet e këqija të të ngrënit, mund të sjellin probleme me mëlçin dhe funksionet e zorrve, si dhe probleme me tretjen e ushqimit. Problemet në këmbë, duar ose kyçe janë të zakonshme, gjithashtu edhe ftohjet, gripi dhe bronko-pneumonit. Mushkëritë nuk janë shumë të forta dhe gishtërinjtë dhe kyçet e këmbëve janë të dobëta që nga lindja. Këta persona duket se kanë ose këmbë të dobëta dhe të plogëta, ose këmbë shumë të forta dhe të zhdërvjellëta. Nuk ka të ndërmjetme për këta. Megjithatë, ata kanë një rezistencë të fshehur të brendshme dhe një nga sfidat më të mdha të Neptunit, është të zbulojë këtë forcë latente dhe ta nxjerr në pah. Peshqit kanë aftsinë të hipnotizojnë veten dhe të tjerët, për pothuajse çdo gjë që ata zgjedhin, duke përfshirë edhe frikën nga qentë, minjtë, lartësitë, metrotë, ashensorët dhe turmat me njerëz.