Midis Inter-Ludogorets dhe Juventus-Inter. Antonio Conte jeton një javë kryesore të sezonit, drejt ndeshjes së madhe të kampionatit, me kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Europës në xhep. Pas suksesit kundër bullgarëve, në intervistën për “Sky Sport”, trajneri zikaltër u pyet për fjalët e Andrea Agnelli, i cili kishte kujtuar të kaluarën e tyre të përbashkët gjatë javës, duke e justifikuar si kundërshtar tani.
Gazetari e pyeti: “Conte, me siguri i ke dëgjuar fjalët e presidentit Agnelli…” Sapo dëgjoi këto fjalë, trajneri zikaltër hoqi kufjen nga veshi dhe u largua nga intervista: “Përshëndetje, faleminderit, përshëndetje…” Me pak fjalë, Juventus-Inter tashmë ka filluar.

Ja çfarë tha Agnelli para dy ditësh: “Conte është një flamur i Juventusit, ish-kapiten i Juventusit, është vetë Juventusi. Me Antonio ekziston një marrëdhënie e përzemërt, e relaksuar, ashtu siç duhej të ishte. Në kontekstin që jetojmë, duhet të kujtojmë se jemi profesionistë. Ai pranoi një sfidë ambicioze dhe po bën mjaft mirë”.