Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ka dhënë një intervistë të gjatë për “Radio 24” ku ka folur për shumë tema të rëndësishme. Agnelli shprehet se e mendon Guardiolën, ndërsa thekson se klauzolën e Messit në kontratë e ka lexuar Ndërkohë, presidenti ka vlerësuar edhe Conten si një nga legjendat e Juventusit, pavarësisht zgjedhjes së teknikut për të drejtuar Interin.
Messi mund të vijë gratis e di këtë? “Po po e kam lexuar…”. E menduat të rimerrnit Conten? Ne mendojmë për atë që duam dhe donim Sarrin. Conte është një flamur i Juventusit, kapiten dhe ka fituar tituj. Conte është Juventusi, nuk kam asnjë ndrojtje ta mendoj se nuk është. Kam një raport miqësor me të, ashtu siç duhet të jetë. Pastaj ne jemi profesionistë. E njoh presidentin e Interit, Zhang. E respektoj dhe me atë kam një sfidë”. Nuk ke menduar për Guardiolën? “Do të ishte e pavërtetë që askush të mos mendojë për Guardiolën. Por, në këtë moment ai është shumë i lumtur atje ku është”, u shpreh Agnelli.