Humbja e Juventusit mbrëmjen e kaluar, i jep një motiv më shumë Interit për të triumfuar mbrëmjen e sotme në derbin e Madoninës përballë Milanit. Zikaltrit kanë shansin e artë për të kapur “Zonjën e Vjetër” në krye në rast fitoreje.Në kuadër të ndeshjes, Conte duket se do të bëjë një ndryshim të madh, që madje nuk e ka provuar kurrë këtë sezon. Sipas raportimeve të fundit nga kampi zikaltër, trajneri ka provuar si sulmues të vetëm Lukakun, ndërsa në mbështetje të tij do të qëndrojë Eriksen.
Pra, skema që Inter pritet të luajë ndaj Milan do të jetë 3-5-1-1. Padelli është konfirmuar në portë, pasi Handanovic nuk shtë i gatshëm. Në mbrojtje do t’i besohet D’Ambrosios, i cili luan përkrah dyshes Skriniar-De Vrij. Candreva dhe Young nga krahët, ndërsa në qendër luajnë Vecino, Brozovic dhe Barella.Pak më i avancuar do të jetë Christian Eriksen, ndërsa Lukaku do të jetë i vetëm në sulm, me Esposito dhe Sanchez që qëndrojnë në stol.INTER (3-5-1-1): Padelli; D’Ambrosio, De Vrij, Skriniar; Candreva, Vecino, Brozovic, Barella, Young; Eriksen; Lukaku.