Ekipi i kategorisë së dytë spanjolle Mirandes ka befasuar të gjithë duke mposhtur Villarrealin 4-2 në çerekfinalen e Copa del Rey. Me këtë rezultat, Mirandes vazhdon ëndrrën në gjysmëfinale. Aias ka shënuar golin e avantazhit për vendasit në minutën e 17′ të takimit duke nxehur atmosferën.

Ontiveros ka barazuar pak më vonë për miqtë përpara se Merquelanz të rikthente avantazhin për Mirandes. Cazorla ka barazuar për Villarreal, por më pas kanë ardhur dy goditjet nga Onaindia dhe Sanchez që i kanë dhënë fitoren Mirandes.