Të mësuar ta shohin Messin me saktësinë e një kirurgu, sa herë që ai hyn në zonën kundërshtare, dy ndeshjet e fundit të La Liga-s kanë qenë disi kurioze. Messi është “shtrydhur” në kërkim të golit, por nuk e ka gjetur dot ndaj Valencias dhe Levantes. Sidoqoftë, gjashtë hetë fituesi i “Topit të Artë” ka goditur 19 herë në dy ndeshjet e fundit. 10 ga këto goditje shkuan në kuadrat, por Jaume në “Mestalla” dhe Aitor në “Camp Nou” e ndaluan yllin argjentinas.

Pra, Messi vijon të bëjë ndryshimin e madh te Barcelona. Të dielën gjeneroi shtatë mundësi shënimi, dha të dy asistet për golat e Ansu Fati. Në përgjithësi, ai luajti i relaksuar. Barça, me pak fjalë, është e varur nga argjentinasi. Kuptimi i të gjithë qarkullimit të topit prej saj është të gjejë këmbët e Messit, i cili vendos se kur do të adresohet ai, kur duhet goditur porta dhe kur duhet shtjelluar më tej aksioni sulmues. Ai është futbollisti, që lejohet të godasë vetë, kur e gjykon të përshtatshme.

I qetë, në shtëpi, Messi është duke pritur dy teste zjarri në “San Mamés” dhe “Villamarín” për të parë gjendjen e tij të vërtetë. Nga 19 golat që ka shënuar në këtë sezon, 14 prej tyre janë regjistruar në shtëpi, katër në transfertë dhe një në fushë neutrale, në Superkupë. Është e qartë, pra, se ku Messi ndihet më rehat, në “Camp Nou”. Por, nëse Barça dëshiron të fitojë në “San Mamés”, asaj i duhet më e mira nga Messi.