Reperja Loredana Zefi na ka bërë lëmsh të gjithëve me veprimet e saj të fundit. Megjithëse ka nisur një lidhje të re dashurie me reperin gjerman Zuna, duket se ajo ende e ka mendjen tek e shkuara. Vetëm pak orë më parë, Loredana publikoi në InstaStory një foto të vjetër të vajzës së saj, Hana, mirëpo vëmendjen na e tërhoqi prania e Mozzik në foto. Megjithëse Loredana e kishte prerë foton, reperi dukej qartë dhe nuk e kuptuam nga vinte ky veprim i Loredanës. Por, prisni se ka edhe më! “Iconstyle.al” ka siguruar një foto të reperes, të cilën ajo e fshiu vetëm pak pas publikimit në InstaStory. Loredana kishte publikuar një foto të vjetër me Mozzik, të cilën sërish e kishte prerë. Megjithatë, në foton e prerë dukeshin ende duart e Mozzik mbi kokën e reperes.

Ky veprim na habiti dhe na bëri të mendojmë se Loredanës ende i mungon Mozzik, ndërsa ajo po mundohet ta japë tërthorazi mesazhin e saj, i cili tashmë është mëse i qartë! Mozzik ende nuk ka reaguar pas këtij gjesti të ish-partneres së tij, por u bëmë gjithashtu kuriozë si do të reagojë i dashuri i ri i Loredanës, Zuna? Ende po presim…