Të gjithë e dimë sa dëshirë ka këngëtarja Dafina Zeqiri të luajë me look-un e saj. Thujase çdo muaj kemi një pamje të re, e cila na surprizon gjithmonë. Dafina ka provuar çdo ngjyrë, model e gjatësi flokësh, ndërsa pak kohë më parë na habiti kur i preu flokët e saj shkurt fare.
Sot, këngëtarja ka ardhur me një look të ri, që e bën të duket fiks si personazhi i njohur në serialin “La casa de Papel”. Dafina i ka prerë flokët njësoj si aktorja në rolin e Tokyo-s dhe duket kaq cool! Madje ajo vetë e ka krahasuar veten me Tokyo-n, duke i kërkuar njerëzve të votojnë për aktoren ose për të. Si mendoni, cilës prej vajzave i shkon më shumë ky look?