Barcelona do të luaj me Napolin në 1/8 e kompeticionit Uefa Champions League. Katalanasit u konsideruan me fat për këtë short por ndryshe mendon babai i Pepe Reinas, Miguel, i cili këmbëngul se Napolit nuk do t’i duhet ndonjë mrekulli për ta mposhtur Barcelonën, në një ndeshje që e konsideron të hapur. Në një intervistë për Radio Kiss Kiss Miguel, citon faktin se Barça është shumë e varur nga Lionel Messi.
“E adhuroj Napolin dhe mënyrën sesi luan futboll. Pres një takim të baraspeshuar, sepse Napoli po luan futboll të mirë momentalisht dhe nuk i nevojitet ndonjë mrekulli për ta mposhtur Barcelonën. Them se Barça është 70-80 për qind e varur nga Messin. Ajo nuk ka më lojtarë si Xavi apo Iniesta”, theksoi Miguel.