Mbrëmja e katërt e Sanremos ishte plot ngjarje interesante. Përpos performancës së Dua Lipës dhe përjashtimit të dyshes Morgan dhe Bugo, një tjetër moment po bën xhiron e rrjetit.

Publiku është shokuar kur një performues ka rënë keq nga shkallët, duke u rrokullisur disa herë, derisa përfundoi i shtrirë në mes të skenës.

Performuesi ishte maskuar si reperi italian Ghali.