Tirana udhëheq ndaj Partizanit në Air Albania Stadium teksa në 19 minutat e para të lojës janë shënuar 3 gola dhe një karton të kuq. Fillimisht ndeshja nisi me vonesë pasi tifozët e kuq ”Ultras Guerrils” ndezën fla kad anë duke e mbushur stadiumin me ty m .

Që në minutën e 2-të braziliani i Partizanit, William Cordeiro shënoi një gol fluturimthi duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar Ilion Lika. Por avantazhi zgjati vetëm 14 minuta. Në të 16-tën Tirana fiton një penallti me Torassan. Pasi arbitri sinjalizoi penalltinë i dha të kuq edhe mbrojtësit të Partizanit Eneo Bitri. Nga pika e bardhë e penalltisë Batha u tregua i saktë. Tre minuta më pas sërish Torassa fiton penallti dhe Batha kësaj radhe e çon në trekëndësh për të ndë shkuar për herë të dytë radhazi ish- skuadrën e tij Partizanin.