Shumica e tifozëve të futbollit, me siguri duhet ta mbajnë mend këtë emër: David N’Gog! Sulmuesi, i cili karrierën e tij e ka nisur me dy klube mjaft të njohura si PSG dhe Liverpool, vijon të jetë në rënie të plotë prej vitesh.
Ai që në vitin 2007 udhëhiqte sulmin e PSG, si dhe në vitin 2010 udhëhiqte sulmin e Liverpool, tashmë është bërë pjesë e Zalgiris, ekip i njohur në Lituani. 30-vjeçari është prezantuar së fundmi me klubit lituanez, ndërsa aventura e tij e fundit kishte qenë në Hungari me Budapest Honved. Që prej largimit nga Liverpool në vitin 2011, N’Gog ka njohur vetëm rënie në karrierën e tij, ku është aktivizuar me ekipe si Bolton, Swansea, Reims apo Ross County në Skoci.