Emri i modeles Kejvina Kthella vazhdon të lakohet në rrjetet sociale. Së fundmi në internet është duke qarkulluar në mënyrë virale një video ku modelja gjatë një interviste televizive nuk kupton pyetjen e moderatores. Disa kohë më parë, Kejvina ishte e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” me Rudina Dembacajn, e cila e pyeti nëse do martohej me një bankier.

Por ish-velina ngatërroi profesionin e bankierit, me atë të banakierit. Rudina Dembacaj: Do martoheshe me një bankier? Kejvina Kthella: Bankier është ai që bën koktejlet?

Kejvina ka qenë velina në emisionin e Ermal Mamaqit, e cila u bënte pyetje të ftuarve dhe së fundmi u përfol për lidhje intime me Redjan Rrajën, të arrestuarin si autor të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoj. Modelja përfundoi në prokurori dhe iu sekuestrua telefoni pasi në tabulatet e marra nga celulari i Rrajës, Kthella ishte një ndër personat me të cilën 34-vjeçari komunikonte më shpesh.