Matthew Palmer dhe Ursula von der Leyen apeluan për përdorimin e fondeve të Konferencës së Donatorëve në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme por Rama e ka një përgjigje.
Duket folur në Konferencën e përbashkët me presidenten e KE, në Bruksel kryeministri i Shqipërisë bëri me dije se do të ngrihet një akademi transparence me SHBA që do të fillojë me rindërtimin dhe do të zhvillohet duket monitoruar standartet si dhe do të vlerësojë kriteret e tenderave dhe procedurave publike.
1.15 miliardë dollarë iu dhanë Shqipërisë donacione dhe kredi dhe kjo akademi sipas Ramës do të shërbejë për transparencën e përdorimit të tyre pasi është një shifër e madhe.
”Siç e patë miqtë tanë amerikanë nuk erdhën si zakonisht me shumë para por erdhën me argumente se si të sigurohemi se këto para të mëdha do të përdoren në mënyrë transparente. Ata nuk janë bujarë sa i përket parave por janë bujarë sa i përket eksportimit të standarteve. Dhe meqë ra fjala kur unë isha në SHBA ju kërkova që paratë e kontributit të tyre mundshëm ishte shumë më i madh nga ç’prisja unë, për atë ç’ka do të ishte një akademi transparence e cila do të nisë me rindërtimin dhe do të zhvillohet si strukturë që do të monitorojë standartet, e do të vlerësojë kriteret e tenderave dhe procedurave publike.”- tha Rama.