Një debat i ashpër është zhvilluar në emisionin “Open” në Top Channel midis analisti Alban Dudushi dhe presidentit Ilir Meta. Dudushi i është drejtuar Metës duke i thënë se nuk përfaqëson më unitetin e popullit si President i Republikës dhe se në përballjen me mazhorancën ka mbetur i vetëm.
“Ju prej kohësh nuk përfaqësoni më unitetin e popullit, por jeni në barrikadën e opozitës. Presidenti është palë. A ndiheni gjithmonë e më të vetmuar tani që ta opozita është ulur në tryezë për reformën zgjedhore? Duket se edhe këtu keni mbetur vetëm”, u shpreh Dudushi. “Presidenti është mbrojtës i Kushtetutës”, replikoi Meta.