Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku tanimë janë një nga çiftet më të pëlqyer nga publiku dhe lidhja e tyre e dashurisë nuk ka mbetur pa u komentuar nga mediat. E gjithë vëmendja është tek ta dhe deklaratat që bëjnë për njëri-tjetrin.
Sot çifti u nisën për një udhëtim dhe Rudina sapo zbuloi se ata ndodhen në Belgjikë ku kanë vizituar një ekspozitë.
Më pas artistja ka postuar një foto shumë romantike ku çifti shfaqen duke u puthur në shi.
Rudina ka treguar më herët se është e dashuruar kokë e këmbë me Markun.