Nga ky dimër kanë mbetur pak ditë, por t`i kesh parasysh për vitin tjetër.
Shparguj.Koha më e mirë për të ngrënë shparguj është pranvera, sezoni i saj normal. Vjen nga larg, vendin e saj të zakonshëm ka Kinën dhe Perunë. Gjatë kësaj periudhe dimri shija dhe cilësia i veniten, por edhe vitaminat zhduken. Kështu që nuk është aq ushqyese sa pretendon.
Zarzavate të ngrira.Zarvatet që i ke mbajtur vetë që verën e shkuar apo i blen në dyqan ta shkurtojnë punën. Janë të lara, të prera, ndonjëherë edhe të skuqura, por fibrat e tyre janë të dëmtuara. Kështu që nuk kanë asnjë vlerë.
Luleshtydhet dhe boronicat.Vera është koha më e mirë rritjen e tyre dhe konsumimin. Në këtë periudhë dimri je duke i blerë shtrenjtë, por nuk po ju ndihmojnë as për të parandaluar kancerin e lekurës e as për të rritur aktivitetin e trurit. Veti që i kanë kur janë të freskëta.
Misri.Edhe ai e ka kohën në verë kështu që mos shpenzo kot me kuti të gatshme që shiten në supermarket.
Nënproduktet e qumështit.Gjiza duhet të konsumohet me kujdes gjatë dimrit. Ajo rrit sekretimin e mukusit nga gjëndrat dhe ndikon në gjendjen e përgjithshme të trurit. Njerëzit që kanë kollë ose që vuajnë nga astma mund ta përkeqësojnë problemin. Qumështi nxit sekretimin e sekrecioneve të fytit.
Sheqeri.Duket se sheqeri shkakton depreson ose gjendje depressive sidomos gjatë dimrit. Zvogëlon lëshimin e dopaminës, element që përgjigjet për kënaqësinë. Dimri është i zymtë nga natyra, por mos u përpiq ta ëmbëlsosh me sheqer se do bëhet edhe më i hidhur.
Mish i kuq.Është burim i shkëlqyer proteinash, forcon muskujt dhe metabolizmin. Konsumimi i tepërt në dimër rrit mukusin e fytit. Në dimër zgjidh më mirë mish pule dhe peshk.