Javën e kaluar, Valencia luajti ndeshjen e parë të Champions League ndaj Atalantës, e cila u mbyll me fitoren e bergamaskëve me rezultatin e thellë 4-1. Pas rikthimit në Spanjë, 3 prej lojtarëve dyshohet se janë prekur nga një virus gripal.
Gjendja shëndetësore e lojtarëve të Valencias, tremb ekipin spanjoll, pasi dyshohet se mund të jenë prekur nga Koronavirusi.
Italia është një nga shtetet e prekura nga ky virus dhe numri i të infektuarëve po rritet çdo ditë e më shumë. Deri më tani, numri i viktimave ka shkuar në 7-të. Analizat për të 3 lojtarët nuk kanë dalë ende, por frika e madhe është që ata mund të jenë prekur në Itali./pamfleti