Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla nuk ka konsumuar kok ainë. Kjo është përgjigja e analizës pranë laboratorit të policisë shkencore për praninë në dro gë në urinë dhe gjak të Allës, mësuar ekskluzivisht nga gazetari i Report Tv Arsen Rusta. Alla iu nënshtrua hetimit nga SPAK pas ak uzave të Partisë Demokratike se shfaqet në një video duke pirë kok ainë. Avokati i tij Petrit Ismaili pritet t’i drejtohet SPAK brenda javës për pushim të hetimeve.
Alla mohoi të jetë ai në video, duke kërkuar që prokuroria të gjejë përmes atyre që e publikuan, personin që shfaqet duke pirë kok ainë.Ai paralajmëroi se do të padisë për shpifje ish-deputetin Ervin Salianji, ndërsa ak uzoi Partinë Demokratike se bashkë me një televizion lokal kanë montuar videon.
Ai tha se ekzistenca e “video-montazhit më është bërë me dije prej rreth një viti, por gjithmonë kam besuar dhe besoj se duhet të jetë drejtësia ajo që ta hetojë dhe ta zbardhë” duke e mohuar.