Osmane Dembele po përjeton një fe rr në kuptimin e parë të fjalës. Sul muesi i Barcelonës u dëmtua sërish menjëherë pas rikthimit të tij dhe francezi duhet të operohet. Nuk është hera e parë që i riu i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi këtë vit mungoi gjatë pikërisht prej operimit.
Dembele ishte në Katar për të zhvilluar fazën e tij të rikuperimit, por duket se gjithçka shkoi kot. Ai do të operohet sërish, por këtë herë në Finlandë. Francezi me shumë mundësi ka humbur sezonin dhe kjo është një goditje e madhe për karrierën e tij.
22-vjeçari ka vuajtur jo pak këtë vit. Setien e ka konsideruar si një talent të madh, por fatkeqësisht ende nuk ka arritur të shijojë frytet e të riut. Merkatoja e verës mund të sjellë dhe largimin e tij, por me një edicion skandaloz të kaluar, vështirë t’i besojë ndonjë ekip i madh.