Sergej Milinkovic-Savic është rikthyer të shkëlqej këtë sezon me skuadrën e Lazios. Interesimet për të janë kthyer në modë tashmë. Së fundmi, Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez dëshiron ta transferojë me çdo kusht në skuadrën e tij gjatë verës së ardhshme mesfushorin serb.
Për të bindur drejtorin sportiv të Lazios, Igli Tare dhe presidentin Lotito, Reali ka bërë gati një ofertë të re shumë interesante që mund t’i pëlqejë klubit bardhekaltër. Merenguesit janë gati të vendosin në pjatë 50 milionë euro, plus kartonin e kolumbianit James Rodriguez për të bindur lacialët të lejojnë largimin e Milinkovic-Savic.
Kujtojmë që Lazio ka refuzuar disa herë ofertat për të, por dëshira e futbollistit mund të rezultojë përcaktuese në këtë transferim te Reali.