Pas deklaratës së trajnerit argjentinas Mauricio Pochettino se Spanja mund të jetë një nga destinacionet e tij në të ardhmen skuadra e Atletico Madrid ka nisur të interesohet për ish-trajnerin e Tottenham, aktualisht i papunë. Sipas “Daily Mail”, Pochettino mund të ulet në stolin e skuadrës “colchoneros” sezonin e ardhshëm, duke zënë vendin e një tjetër argjentinasi, Diego Simeone.
Simeone drejton skuadrën madrilène prej 8 sezonesh, duke arritur shumë sukses në La Liga dhe Europë. Gjithsesi, këtë sezon, ekipi i Atletico po paraqitet dobët dhe aktualisht ndodhet në vendin e gjashtë në renditje. Ndaj drejtuesit e ekipit spanjoll po shohin në merkato për një zëvendësues dhe Pochettino është i pari në listë për të drejtuar Atletico në “Wanda Metropolitano”.