Këngëtarja dhe njëkohësisht moderatorja Ana Kabashi ka rrëfyer një histori, që për fat të keq prek shumë femra shqiptare. Ajo ka rrëfyer historinë e saj personale, kur lidhja me një djalë u kthye posesive, aq sa ai e për.ndiqte, duke bërë që të paraqitej në polici për të kërkuar ndihmë.

Ana ka treguar se edhe pse shkoi për të kërkuar ndihmë, ajo nuk u besua nga autoritet e policisë, dhe ju desh të shkonte përsëri nën shoqërimin e nënës së saj.

E ftuar në “Glamour” moderatorja e ka pyetur për detajet, ndërsa këngëtarja nuk ka nguruar t’i bëjë dhe thirrje autoriteteve të policisë, që t’i vijnë në ndihmë femrave, në situata të tilla.

“Ka pasur raste të tilla, edhe ka ndodh, aq e madhe është bërë situata saqë ka shku në polici. Por ka përfunduar mirë dhe shyqyr që ka përfunduar me aq. Nuk ia vlen me fol më shumë sepse është shumë e ndjeshme si për familjen time besoj edhe për familjen e tij. Ama duhet me thënë diçka se policia duhet të ketë parasysh shumë ankesat e femrave sepse unë kur kam shkuar aty, as më kanë marrë parasysh hiç se kanë menduar që unë po gënjej, derisa unë kam shkuar me mamin tim dhe i kam thënë kjo është ngjarja e vërtetë. Domethënë unë kam shkuar duke qa.rë në polici, por nuk e kanë marrë parasysh sespe ka edhe raste kur femrat gënjejnë. Prap se prap do i isha l.utur që, kur një femër vjen kërkon nd.ihmë, i lutem autoriteteve ta marrin parasysh sepse tek ne ka shumë raste të tilla që nuk i ndihmojnë femrat. E gj.ykojnë femër se thonë hajd se e ke lyp vetë. Jo se kam lyp vet,”- është shprehur Ana Kabashi për “Glamour”.