Mund të duket e pabesueshme, por ja që është krejtësisht e mundur. Manchester City mund të dënohet nga federata angleze dhe mund të zbresë në League Two, ose ndryshe kategoria e katërt e futbollit në Angli. Një lajm të tillë e raportojnë mediat angleze, sipas të cilave, Manchester City ka thyer rregullat edhe në Angli sepse informacionet që jepen në UEFA për sa i përket licencimit dhe përfitimeve nga sponsorët, duhet të jenë të njëjta me ato çfarë pasqyrohen në Angli.

Tashmë gjithçka është në dorë të federatës angleze, por një skenar i mundshëm është edhe vendimi drastik, pasi së fundmi disa dënime janë bërë edhe më të rrepta dhe Manchester City mund të bëhet shembull.