Skuadra e Breshias po kalon një krizë rezultatesh kohët e fundit duke u pozicionuar në vendet e fundit të klasifikimit në Serie A. Të gjendur në këto kushte drejtuesit e klubit italian ka shkarkuar trajnerin Eugenio Corini. Ekipi i Brescia, nëpërmjet një komunikate për shtyp ka zyrtarizuar largimin e 49-vjeçarit për shkak të rezultateve të dobëta: “Brechia komunikon se ka shkarkuar Eugenio Corinin nga detyra e trajnerit të skuadrës së parë. Shoqëria falënderon mister Corinin dhe stafin e tij për profesionalizmin, dedikimin që kanë treguar.”

Brescia është përfshirë në një krizë të thellë rezultatesh në 7 ndeshjet e fundit, teksa ka regjistruar 5 humbje dhe 2 barazime. Kujtojmë që Eugenio Corini ishte trajneri i “Dallëndysheve ” në fillim të sezonit. U shkrakua në muajin tetorë ndërkohë që u riemërua sërish pak muaj më parë. Vendin e Corinit e merr Diego Lopez, i cili më parë ka trajnuar ekipin e Cagliarit.