Një bloger nga Çeçenia u gjet i vr arë në dhomën e një hoteli në Lille të Francës ditën e enjte (30). Ai u gjet me disa pl agë thikash në trup dhe në zonën e fytit. Autoritetet e publikuan ngjarjen vetëm ditën e sotme. Imran Aliev, 44 vjeç me origjinë nga Çeçenia mbante një qëndrim kritik ndaj Presidentit Ramzan Kadryov dhe shpesh e bënte objekt në shkrimet e tij.
Një ditë përpara ngjarjes ai mbërriti në Francë sëbashku me një shtetas tjetër. Sipas France 24, vra sja e tij ka motive politike për shkak të kritikave të forta që bënte ndaj Presidentit të Çeçenisë. Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar, ndërkohë që autoritetet po vijojnë ende hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Shumë rivalë të Kadryov, i cili ishte dhe aleat i Presidentit Putin, kanë mbetur të vrarë në rrethana të dyshimta dhe nuk janë zbardhur.