Një ngjarje mak abre ka ndodhur në Greqi, ku një vajzë 11 muajshe pasi hu mbi jetën në trupin e saj u zbuluan shenja të abu zimit se ksual. Lajmin e ka dhënë Protothema.gr ku thuhet se foshnja ishte nga Siria.
Foshnja siriane është dërguar në spitalin e Fëmijëve P&A Kiriyaku në Athinë në gjendje të rëndë dhe me dë mtime në kokë. Përveç kësaj, u zbulua se në trupin e vajzës kishte shenja të ab uzimit se ksual. Foshnja, për fat të keq, nuk mbijetoi, shkruan Prototema.
Prindërit e një foshnje që banojnë në një banesë refugjatësh, në zonën Zograf, dhe një çift tjetër i bashkëkombësve të tyre, të cilët jetonin në të njëjtin apartament, u dërguan në komisariat.
Protothema.gr ka kontaktuar me ekzaminuesin mjekësor Sotiris Bouzianis, i cili tha se kishte gjetur tek fëmija shenja të ab uzimit se ksual.
Ndërkohë autoritete greke po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë që ka tro nditur vendin./topchannel