Ditën e djeshme në media qarkulloi lajmi se Qeveria shqiptare ka marrë një avion të dhuruar nga Turqia.Burime për gazetën TemA bëjnë me dije se qeveria e Shqipërisë nuk është bërë pronare e asnjë avioni.TemA mëson se avioni në fjalë i përket kompanisë Air Albania dhe u ofrohet palëve të interesuara për fluturime charter.Gjithashtu mësohet se kryeministria do të mund ta përdorë këtë avion me një kosto jo më të lartë se sa kostoja e fluturimeve të zakonshme të punës.

Burime për gazetën TemA thanë se:“Qeveria e Shqiperise nuk eshte bere pronare e asnje avioni.Ne dijenine tone, avioni ne fjale i perket kompanise Air Albania dhe u ofrohet paleve te interesuara per fluturime charter.Nderkohe qe kryeministria do te mund ta perdore ate me nje kosto jo me te larte se sa kostoja e fluturimeve te zakonshme te punes.Fillimisht Air Albania ka ofruar disa fluturime falas per te perballuar intensitetin e vecante te udhetimeve te ketij muaji qofte per kontaktet me donatoret, qofte per nevojat e kryesise se OSBE.” (TemA)