Milani synon që të rikthehet edhe një herë tjetër triumfues si në Serie A ashtu edhe në kompeticionet Europiane. Gazeta gjermane BILD ka publikuar një artikull të bujshëm, ku ka zbuluar dhe disa prapaskena të klubit italian. Sipas raportimeve në dhjetor ka patur një interes mes Milanit dhe trajnerit të Leipzig, Ralf Rangnick, ndërsa tashmë gjërat janë bërë më konkrete.
Edhe pse ende nuk ka një kontratë të firmosur, Ragnick me shumë mundësi në sezonin që vjen do të kalojë në Seria A. 61 vjeçari do të jetë një nga njerëzit më në zë sezonin që vjen, teksa si objektiv ka rikthimin e Milanit të lavdishëm.