Presidenti Ilir Meta bëri një deklaratë të fortë, ndërsa tha se në “luf tën” me qeverinë, është përgatitur për çdo skenarë të mundshëm. Në emisionin Open nw Top Channel, Kreu i Shtetit u shpreh se është i gatshëm t’i japë përgjigje shembullore dhe paralajmëroi se askush nuk mund ta shkarkojë pa mbaruar mandatin.

“Jam përgatitur për te gjitha skenarët. Edhe me tanke po te vijnë ne Presidence do marrin përgjigjen me shembullore. Para se te me shkarkojnë ata do i shkarkoj unë me popullin shqiptar. Po e bej te qarte, jam gati për çdo skenar. Ata le te vazhdojnë, unë do tu jap përgjigje shembullore”.