Enca ka zbuluar shumë të pathëna e ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në puntatën e parë të sezonit të ri të ‘Klanifornia’.Këngëtarja u bë pjesë e rubrikës me pyetje nga Marina Vjollca e cila i nxori këngëtares një detaj që nuk e dinim më parë.Enca ia paska dhënë puthjen një këngëtari të njohur.

“Kam qenë 17 vjeç e gjysmë. Ka qenë 1 janar. Ai është i njohur. Ka qenë puthja e parë, dita e parë e vitit dhe ai ishte shoku im i ngushtë”, tha Enca.

“Është këngëtar?”, e pyeti Marina ndërsa Enca la të kuptohej që po, por preferoi të mos tregonte emrin.