Lazio ia del edhe në Genoa dhe vazhdon ndjekjen e Juventusit. Skuadra bardhekaltër triumfoi 2-3 në fushën e një kundërshtari që kishte grumbulluar 8 pikë në katër ndeshjet e fundit. Sfida u zhbllokua shumë shpejt.Marusic tregoi cilësitë e bomberit në minutën e dytë, fitoi duelin përballë dy mbrojtësve të skuadrës vendase dhe dërgoi topin në rrjetë. Ciro Immobile nuk mund të mungonte dhe në realizoi në minutën e 51-të.Goli i 27-të në kampionat për goleadorin më të mirë të Serie A për këtë sezon. Genoa u kthye në lojë gjashtë minuta më pas.Cassata shënoi një gol shumë të bukur, teksa me të njëjtën mënyrë u përgjigj Cataldi. Mesfushori i miqve shënoi nga goditja e dënimit në minutën e 71-të dhe u duk se ndeshja mori fund.Gjithsesi, vendasit shënuan edhe një gol në minutën e fundit të ndeshjes. Criscito mposhti Strakoshën nga pika e penalltisë, por nuk pati më kohë.

Lazio mori tre pikët e radhës dhe vazhdon ëndrrën titull. 59 pikë numërojnë djemtë e Simone Inzaghit dhe renditen në vend të dytë me një pikë më pas se bardhezinjtë e Juventusit.Ndeshja e radhës është në “Olimpico” dhe Lazio do të ndeshet me Bologna për të tentuar suksesin e radhës.