Marsida Xhaferllari

Enkelejd Alibeaj duke folur për ABC News, për ndryshimet për ligjin në Gjykatën Kushtetuese, tha se mazhoranca po përfiton me ligjet flagrante, ndërsa theksoi se anëtare e Gjykatës Kushtetuese, sipas tij mbetet, ajo që ka bërë betimin, në këtë rast Marsida Xhaferllari.

Kujtojmë që Marsida Xhaferllari njihet si partnerja e ish-deputetit të PD, Enekelejd Alibeaj.

“Çdo kontekst që ka të bëjë me intstitucione Kushtetuese zgjidhet me Gjykatë Kushtetuese, për aq kohë sa nuk kemi Gjykatë Kushtetuese atëherë mbetet Venecia.

Ajo që po bën mazhoranca është përfitimi nga mungesa e Gjykatës Kushtuese, po bën ligje flagrante. Nuk është kjo zgjidhja. Zgjidhja do të ishte të shkojmë në instancat gjyqësore”, tha Alibeaj.

Cila nga dy zonjat mbetet anëtare e Gjykatës Kushtetuese?

Alibeaj: Ajo që ka bërë betimin, çdo zonjë tjetër e cila ka pretendim duhet ta zgjidhë Gjykata Kushtetuese.

Në rast se ngrihet Gjykata Kushtetuese dhe Presidenti nuk e bën betimin e dikujt, çfarë ndodh kur nuk ka dispozitë?

Alibeaj: Demokracinë e ndan vetëm një gjë, shyqyr që ka Gjykatë, ajo jep vendimin. Këta thonë brenda tre ditëve, por pa mbedhur asnjë provë pretendojnë të pezullojnë një vendim. I kanë dhënë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë detyra të rëndësishme.

Ka disa gjyqtarë të cilët e kanë kuptuar që nuk janë në listën e Edi Ramës, problemi nuk qëndron te KÇK, por tek Edi Rama dhe ligjet antikushtetuese që bëjnë.

Pse pikërisht tani që u ngrit SPAK, pse janë duke e marrë drejtuesin e SPAK? Synimi i tyre është të asfiksojnë sistemin e drejtësisë duke krijuar një proces shantazhi ndaj bandave.

Më tej ai theksoi se kjo është një lojë e kryeminstrit Rama, loja që ai po bën:

“Do të punosh me zgjedhjet apo jo, ndryshe të sekuestroj pasurinë që ke fituar me krimin”, tha Alibeaj.

Çfarë vlerësimi ke për Artur Metanin?

Alibeaj: Një funksionar i lartë shtetëror që pranon të kualifikohet në shkelje ligjore nuk premton asgjë.