Enno Bozdo (me dy n), shprehet se qeveria “Rama” duhet të lihej e vetme nga vendet e Bashkimit Europian për të përballuar situatën post-tërmetit. Ish krahu i djathtë i Bashës, shprehet skeptik ndaj solidarizimit të shumë vendeve pjesëmarrëse në Konferencën e Donatorëve ku u mblodhën 1.15 miliard euro për Shqipërinë.
“Do të ishte shumë mirë që Shqipëria ta përballonte këtë situatë pa borxhe. Qeveria ka gjera në dorë që të bëjë disa hapa pas, për shembull që të anulojë PPP-të. Qeveria nuk e dinte që do të binte tërmet. Efektet e këtij borxhi do të fillojmë që t’i ndjejmë menjëherë. Ne i kemi tejkaluar çdo masë dhe më pas do të përshpejtohet shumë rrokullisja. Koncesionet e miqve 2.2 miliard nuk do të preken. Kemi hyrë në ujëra të panjohura dhe kemi humbur çdo lloj busulle.”