Traditat dhe zakonet tropojane, një baba hijerëndë tipik i asaj zone, film që thyen traditat dhe ndërthur zakonet e krahinave të ndryshme. Krijimi i ri i Ermal Mamaqi, filmi “ I love Tropoja”, ku përmes skenave komike dhe personazheve përcjell te publiku familjen tipike tropojane. Jeta e një djalë të ri, që ndryshon kur bëhet pjesë e kësaj familjeje.
Protagonisti kryesor i filmit, Ermal Mamaqi, ndau me ne momentin më emocionues dhe më të sikletshëm që ka përjetuar gjatë xhirimeve. “Situata e sikletshme ishte puthja në buzë me Brunon, babain e nuses për t’i vërtetuar se ai është gay. Momenti më i bukur ishte kur djali im, Joel, thotë titullin e filmit”, tregon Ermali për “News24”.