Ky është horoskopi për ditën e dielë 1 mars 2020. Njihuni me parashikimin, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi- Dashuria: Venusi do t’ju sjellë lajme të mira në fushën sentimentale. Nëse jeni beqarë do të jeni objekt i vëmendjes nga dikush, zemra e të cilit do të rrahë më shpejt për ju dhe do t’ju intrigojë si askush tjetër më parë. Të dashuruarit do të kalojnë momente shumë të këndshme. Puna: Puna do të jetë e lodhshme dhe nganjëherë e mërzitshme. Gjatë ditës mund të diskutoni për disa çështje komplekse.
Demi- Dashuria: Në dashuri do të jeni shumë pasionantë, plot energji dhe do të bëni gjithçka për të kënaqur të dashurin tuaj. Beqarët do të përkushtohen në projektet profesionale duke e lënë mënjanë dashurinë. Puna: Sot do të merrni një lajm të mirë në lidhje me një projekt pune dhe do të ndjeni një kënaqësi të madhe. Binjakët- Dashuria: Sot qielli juaj nuk do të jetë më i miri, veçanërisht në dashuri. Do të jetë një periudhë e ndërlikuar dhe do të ndjeni sikur partneri nuk arrin t’ju kuptojë. Zemrat e vetmuara do të kërkojnë një shok shpirti dhe yjet do bëjnë të mundur që ta gjejnë.- Puna: Puna nuk do t’ju hapë probleme të mëdha. Mund të hasni disa shpërqendrime gjatë ditë, por kryesisht do të jeni të përqendruar.
Gaforrja- Dashuria: Pavarësisht ulje-ngritjeve, historia e dashurisë do të jetë e mirë. Venusi do të bëjë që të ndiheni të dashur dhe të dëshiruar. Sidoqoftë, nuk jeni në gjendje të shkëlqyer për shkak të problemeve të jashtme që do të ndikojnë në marrëdhënie. E kundërta do të jetë për beqarët. Do të takojnë njerëz të rinj, njëri prej të cilëve mund të jetë shpirti binjak. Puna: Horoskopi tregon se do të përjetoni vështirësi në punë. Të ardhurat do të jenë më të ulëta dhe ky detaj do të ulë gjendjen shpirtërore. Luani- Dashuria: Sot disa prej jush do të zbulojnë interesa të reja për ti ndarë me miqtë ose partnerin. Për beqarët do të ketë lajme të mira për dashurinë, mund të ketë një takim me fat që do të ndryshojë jetën e tyre përgjithmonë. Puna: Perspektiva për punë sot është mjaft pozitive dhe do të ketë vlerësim për ata që kanë punuar kaq shumë.
Virgjeresha- Dashuria: Çiftet do të bashkohen nga një pasion i fortë, por do të ketë pak tension. Për fat të mirë, Venusi dhe Mërkuri do të jenë aleatë dhe do të forcojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, duke përmirësuar marrëdhënien. Beqarët do të kenë takime plot ndjenjë dhe pasion. Puna: Nëse jeni duke pritur për transferim ose promovim, largojeni nga mendja se duhet të prisni më shumë. Peshorja- Dashuria: Në dashuri do të ketë ulje-ngritje për ata që kanë lindur nën këtë shenjë. Nëse jeni çift, do tejkaloni çdo vështirësi. Megjithatë, shumë situata mund të zgjidhen me një gjest të dashur. Beqarët do të jenë në gjendje të zgjidhin një çështje delikate duke folur rreth saj pa frikë. Puna: Do të jeni të gatshëm të përballeni me çdo vështirësi me energjinë tuaj pasido të jeni shumë të përqendruar dhe të gatshëm për të dhënë më të mirën.
Akrepi- Dashuria: Sot mund të mos keni dëshirë për të bërë ndonjë punë, por shpirti yt binjak do ia dalë të zgjojë pasionin brenda teje. Edhe beqarët do duhet të merren me situata personale komplekse dhe delikate prandaj do të jetë e nevojshme të reflektoni shumë kohë përpara se të veproni. Puna: Ju dëshironi të ndryshoni, të përmirësoni situatën ekonomike dhe me Jupiterin në favor mund ta bëni. Shigjetari- Dashuria: Venusi mund të sjellë tensione, diskutime dhe skena xhelozie në lidhjen tuaj të dashurisë. Sidoqoftë, më e bukura e dashurisë tuaj do të vihet re në mbrëmje. Beqarët mund të pushojnë dhe të shijojnë kënaqësinë për të përjetuar aventura të bukura. Puna: Do të ketë vështirësi në profesion, prandaj vëzhgoni financat dhe bëni mirë llogaritë për shpenzimet.
Bricjapi- Dashuria: Ata që janë në pritje të dashurisë do të kenë mundësinë e duhur për ta gjetur atë. Zemrat e vetmuara që kanë pritur prej kohësh, do kenë mundësinë të shërojnë zemrën e tyre. Nëse jeni çift, duhet të keni kujdes që të mos e lini pas dore partnerin tuaj për shkak të punës. Puna: Do të jeni në gjendje të merrni gjithçka që dëshironi, por shumë gjëra do të arrihen vetëm nëse jeni të vendosur. Ujori- Dashuria: Një histori në të cilën keni besuar shumë, mund të jetë vetëm një hap larg. Yjet ju bëjnë thirrje të mos hiqni dorë nga ëndrrat. Beqarët do të jenë në gjendje të takojnë një person nga e kaluara, me të cilin kanë një lidhje të thellë dhe i ka mbetur në kujdesë. Puna: Do të doni të rriteni profesionalisht dhe do të kërkoni stimujt e duhur për të vazhduar më tej. Peshqit- Dashuria: Nuk do të jetë një ditë mjaft e qetë për çiftet, por do të largohet ankthi që ka mbizotëruar në lidhjen tuaj ë dashurisë. Ndërsa beqarët do të pushtohen nga pasioni për të përjetuar shumë flirte dhe aventura! Puna: Sot aftësitë tuaja do të theksohen dhe do të keni mundësi të fitoni më shumë para. Vlerësoni me kujdes një ofertë pune.