Kryeministri Edi Rama zbuloi një sekret në nisje të intervistës në emisionin “Real Story”, në News24. Kreu i qeverisë kërkoi leje për t’u larguar pak më shpejt nga emisioni, duke thënë se sonte feston ditëlindjen e vajzës së tij. Ai tha se e ka të pamundur të mungojë në këtë festë, pasi as bashkëshortja e tij, Linda, nuk mund ta mbulojë dot.
“Do iu kërkoj leje, se do iu lë pak më shpejt, pasi kam ditëlindjen e vajzës dhe nuk mund të mungoj. Herët e tjera Linda më justifikon, por këtë radhë nuk mundet. Sa i përket donacioneve, u tejkaluan pritshmëritë e mia. Është një moment shumë i bukur për Shqipërinë dhe imazhin e saj ndërkombëtarisht, është edhe një dorë besimi, pasi nuk është njëlloj si të mos të të besojnë dhe të të besojnë, kur duhet të të financojnë. Por, është dhe një arsye më shumë për të besuar se plani që kemi ndërtuar për t’i dhënë një spunto të re zhvillimit ekonomik, na jep më shumë mundësi për 2-3 hapat që do hedhim në vijim. Por, edhe për të garantuar se çfarë ne kishim parashikuar, edhe pa pasur donatorët, të jenë komplomentare në funksion të zhvillimit”, tha Rama.