Ditën e djeshme Jennifer Aniston festoi 51-vjetorin me miq dhe të afërm. Dhe ndërsa vitet fluturojnë për aktoren, ajo ka zbuluar së fundi se e sheh të ardhmen e saj me “të qeshura” dhe “fëmijë që vrapojnë”. Gjatë një bisede argëtuese me mikeshën e saj, Sandra Bullock, për revistën “Interview”, Aniston foli hapur për jetën e saj dhe ëndrrat në sirtar. “Çfarë është ajo që nuk e ken bërë ende?”, e pyet Bullock. “A është në nivel pune? A është në një zhvillim shpirtëror? A janë të gjitha këto më lart?” Aktorja u përgjigj duke zbuluar një pamje imagjinare që ka në mendjen e saj për të ardhmen.
“Është më shumë si një pamje e vogël në trurin tim, ku dëgjoj oqeanin, shoh oqeanin, dëgjoj të qeshura, shoh fëmijë duke vrapuar, dëgjoj trokitjen e akullit në një gotë, ushqim duke u gatuar. Kjo është pamja e gëzueshme në kokën time”, përgjigjet Aniston. Aniston ka qenë e martuar më parë me Brad Pitt nga viti 2000 deri në vitin 2005 dhe më pas me Justin Theroux nga 2015-2017, dhe ka pasur lidhje me një sërë meshkuj të famshëm, por kurrë nuk ka shprehur dëshirën për të pasur fëmijë dhe shpesh është pyetur nëse ajo ka ende shpresë për t’u bërë nënë. Në vitin 2016, ajo shprehu shqetësimin e saj për presionin me të cilin përballen gratë për t’u bërë nëna.
“Nëse nuk kemi një fëmijë ose një burrë, atëherë ne jemi të padobishme. Ne nuk po jetojmë qëllimin tonë. Është tronditëse për mua që ne nuk po e ndryshojmë bisedën”. Aniston më vonë tregoi se ajo nuk ishte duke përjashtuar mundësinë e krijimit të një familjeje, pas ndarjes së saj nga Theroux. “Kush e di se çfarë parashikon e ardhmja për sa i përket një fëmije”, tha ajo për revistën “Elle” në vitin 2018. “Dhe, tani me shkencën dhe mrekullitë, ne mund të bëjmë gjëra në periudha të ndryshme nga sa kemi qenë në gjendje të bënim”.