Çiljeta Xhilaga numëron vite në skenë dhe shumë hite në repertorin e saj, ndërkohë që vazhdon të jetë një prej këngëtareve më të ndjekura nga publiku shqiptar. Duket ende si në të 20-tat e saj dhe mund t’ju duket e pabesueshme mosha e saj e vërtetë. Për të gjithë kuriozët, ajo ka lindur më 5 shkurt të vitit 1985 dhe sot mbush 35 vjeç!
Megjithëse nuk ka publikuar asnjë postim për të kujtuar fansat e saj për ditëlindjen, të shumtë janë ata që e kanë mbajtur mend këtë ditë speciale të këngëtares, duke e uruar në postime të ndryshme në InstaStory. Ciljeta është komentuar gjatë në media për marrëdhënien e saj me portierin e Kombëtares Shqiptare, Alban Hoxhën, ndërsa herë pas here na mban të “update-uar” në rrjete sociale me foto të çiftit. Meqë ra fjala, ende s’kemi parë gjëkundi ndonjë urim publik të Albanit për Çiljetën në ditën e saj të lindjes.