Sot, reperi shumë i dashur për publikun shqiptar, Capital T, feston ditën e tij të lindjes. Kapo ka lindur më 29 shkurt të vitit 1992 dhe sot mbush 28 vjeç. Reperi ka lindur në vit të brishtë, kur muaji shkurt ka 29 ditë, rast i cili ka gjasa të ndodhë në 1 nga 1461 persona. Pra, sot është ditëlindja e tij “e vërtetë”, ndaj Kapo po e feston siç i ka hije. Sapo ka kaluar mesnata, reperi ka ndarë në llogarinë e tij në Instagram foto e video, duke treguar si po e feston këtë 28-vjetor.

Ai ka darkuar pranë një akuariumi, pa e treguar vendndodhjen e tij dhe duket se po relaksohet pafund në këtë ambient. (Rikujtojmë foton bombë nga pishina dimërore, ku po priste ditëlindjen e tij). “28, shihemi pas 4 viteve”- shkruan Capital T krahas postimit, duke iu referuar vitit të brishtë. Të shumtë janë fansat e miqtë e reperit që e kanë uruar sapo ora ka shënuar 00:00, duke ia bërë me siguri akoma më speciale këtë ditëlindje.