Ministria e Financave dhe Ekonomisë po harton një plan masash për t’u ardhur në ndihmë biznesit të prekur nga tërmeti i fortë, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit të vitit që lamë pas në ndihmë të bizneseve të dëmtuara nga tërmeti. Plani i ministrisë së Financave parashikon njohjen në bilanc të dëmeve në mallra dhe materiale, në ndërtesa si dhe çdo shpenzimi për rindërtim. Njohja në bilanc kryesisht për industrinë fason e çdo shpenzimi të bërë për mbajtjen e fuqisë punëtore.
Plani po ashtu, parashikon shtyrjen e afatit të pagesës së detyrimeve tatimore të deklaruara në rastet kur ka pamundësi pagese si dhe shtyrjen e kontrolleve të planifikuara më parë në subjektet e dëmtuara nga tërmeti. Gjithashtu plani parashikon heqjen e çdo gjobe për deklarime të vonuara për shkak të situatës si dhe përjashtimin nga pagesa e taksës mbi pasurinë për bizneset e dëmtuara. Administrata tatimore njëkohësisht merr angazhimin për pagesën me prioritet të rimbursimeve të kërkuara nga ana e biznesit.