Rubrika “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e një nëne me dy fëmijë, të divorcuar prej 5 vitesh. Margarita është nga Lushnja dhe në studio rrëf eu se u martua me mblesëri. Ajo tregoi se në fillim marr ëdhënia me ish-bashkëshortin ishte mjaft e mirë. Por pas lindjes së djalit, gjërat ndryshuan. Margarita e kuptoi se komunikimi dhe marr ëdhënia me bashkëshortin po ftohej.
Për shk ak të problemeve të saj shëndetësore, burri sillej mjaft keq me të, nuk e mbështeste dhe madje i thoshte se ajo do të paralizohej. Margarita tregoi se zbuloi se ish-burri kishte komunikim dhe lidhje me femra të tjera. Madje, burri filloi të ushtronte edhe dhu në fizike ndaj saj, gjë që e detyroi të ndahej prej tij.
Ardit Gjebrea: Çfarë marr ëdhëniesh ke patur me bashkëshortin?
Margarita: Në fillim të mira, me mblesëri por ai më ka njohur.
Ardit Gjebrea: Dhe më pas erdhi në jetë edhe djali?
Margarita: Po, djali mbas 5 vitesh, në 2010. Mbas lindjes së djalit, ndryshuan pak gjërat. Unë probleme fizike kisha, por dështimet, lindjet, pësova dhe një rrëshqitje kur ishte djali 2 vjeç.
Ardit Gjebrea: Pate pa soja nga kjo rrëshqitje?
Margarita: Po sepse mu theksua problemi fizik që kisha, kilet që mora gjatë shtatzënive prapë bënë të vetën.
Ardit Gjebrea: Kur filloi të acarohej kjo marr ëdhënie?
Margarita: Në 2012-n, mbas rrëshqitjes sime. Si duket s’kishte besim tek shëndeti im, ku di unë si erdhën gjërat.
Ardit Gjebrea: Po çfarë të thoshte?
Margarita: Burri është kryesori, pa mua je e mbaruar. Si ta shpjegoj, shumë gjëra që dhe thuhen dhe s’thuhen. Megjithatë unë bëja sikur nuk i vija re, punoja se e kishim fidanishten tek shtëpia, ndërkohë rrisja dhe kalamajtë. Pikërisht mbas kësaj filloi të bërtiste, të ulëriste. E zura në telefon, fliste me të tjera, mendoj se kishte lidhje të tjera. Jo e mendoj, por jam e sigurt. Megjithatë, pas shumë debatesh dhe dhu ne fizike u ndamë.
Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishin fëmijët?
Margarita: Vajza ishte 9 e gjysmë, ndërsa djali sapo i kishte mbushur 5.
Ardit Gjebrea: Si e përjetonin fëmijët këtë gjë?
Margarita: Shumë keq! Vajza ma ka përjetuar shumë keq këto 4-5 vjet. Unë jam me një prind, unë jam e mbaruar, por me mësime i kam shumë mirë. Problemin e kam me vajzën se më stresohet, e përjetoi. Sepse u dënua për dhu në fizike, një vit u dë nua, në 2015. Nuk kisha rrugëdalje tjetër, se më tërhoqi zvarrë, dilnin komshinjtë në ballkon dhe më thoshte që iknin gratë nga shtëpia dhe jo burrat. Po çfarë do ikja zoti Ardit, mbas 17 vitesh? Nuk kisha bërë asgjë. Thjesht për ca grimca që i ishin krijuar në idenë e atij. Thoshte do të paralizohesh, i thoja ty të është paralizuar truri.
Ardit Gjebrea: Po pse të thoshte do të paralizohesh?
Margarita: Gjithmonë nga problemi fizik që kisha.
Ardit Gjebrea: Dhe parashikonte më të keqen e mundshme?
Margarita: Po, në vend që të më jepte kurajo, të ishte krenar për mua që po rrisja 2 fëmijë të mrekullueshëm, që punoja… Ai bënte të kundërtën, kujtoi se unë nuk do ia arrija ku kam arritur sot, që i kam vënë gjërat në vijë, jam e lumtur me fëmijët./tvklan