Goditja e financave dhe aseteve të krimit kontribuon në reduktimin e përgjithshëm të kr iminalitetit, duke krijuar në të njëjtën kohë kushte normale për jetesën e qytetarëve, duke i hapur rrugë zhvillimit të vendit dhe duke i hapur perspektiva integrimit të tij në familjen europiane. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në analizën vjetore të prefekturës së qarkut të Vlorës bëri të ditur se përpjekjet e Policisë së Shtetit do të synojnë të godasin financat dhe asetet e kr imit, të cilat kanë bërë të mundur që kr imi të persistojë e që financat e tij të angazhohen për të zgjeruar kri min tjetër.
Po ashtu, -tha ai,- ka bërë të mundur që financat dhe asetet kri minale të paraqesin një model biznesi negativ, i cili ka inkurajuar edhe të tjerë të rinj që të futen në këtë rrugë të rrezikshme. “Qëllimi i gjithë përpjekjes së tanishme është që ky model biznesi të shkatë rrohet përmes goditjes së financave dhe aseteve kri minale, duke siguruar kështu që me shterimin e këtyre burimeve, që e mbajnë gjallë kri min, të kontribuohet në reduktimin e përgjithshëm të kri minalitetit dhe kri mit të organizuar në vend, duke krijuar në të njëjtën kohë kushte normale për jetesën e qytetarëve, duke i hapur rrugë zhvillimit të vendit dhe duke i hapur perspektiva integrimit të tij në familjen europiane”,- tha ministri.
Në këtë kuadër, – tha ai, – do të kërkohet nga gjithë strukturat e prefekturës së qarkut, por sidomos edhe të policisë angazhim i jashtëzakonshëm në këtë proces. “Pavarësisht se është Policia e Shtetit ajo që ka detyrën e hapit të parë, e më tej SPAK-u apo Gjykata e Posaçme, janë edhe një sërë institucionesh të tjera të shtetit shqiptar që kanë detyra shumë të qarta në kuadër të këtyre ndryshimeve të kësaj përpjekje të madhe kombëtare për këtë hap të ri në luftën kundër kri mit dhe kryesisht janë ato organe që merren me tatimet, që merren me taksat, që merren me hipotekat dhe që merren me aspekte të tjera të zyrave të shtetit shqiptar të cilat kanë përgjegjësi konkrete për të kryer në këtë proces të rëndësishëm”, – deklaroi Leshaj.
Ndër të tjera ministri Lleshi kërkoi angazhimin e Policisë së Shtetit edhe lidhur me administrimin e territorit dhe kryesisht administrimin e vijës bregdetare të vendit. “Është ndeshur praktikë negative deri në papërgjegjshmëri institucionesh, të cilat kanë lënë pas dore, kanë harruar vijën bregdetare, e cila pastaj është zënë, në mënyrë arbitrare nga persona që s’kanë lidhje me të, madje nga persona dhe me ngarkesa kr minale të cilët thjeshtë dhe pa u lodhur, pa pyetur njeri kanë pushtuar segmente të caktuar të vijës bregdetare a thua se është pronë e tyre private”, – shtoi ai.