Francesca Costa, mamaja e futbollistit të Romës, Nicolo Zaniolo ka rënë sërish pre e gra bbitësve. Ditën e djeshme, hajdutët kanë tentuar që t’i vjedhin makinën, por nuk ia arritën qëllimit, dhe si pasojë duke dëmtuar rëndë pjesën e brendshme të saj.

Keqbërësit i kanë shkulur timonin dhe kanë çmontuar kroskotin. Vetë mamaja e futbollistit, i cili është në fazë rikuperimi, pas një dëmtimi të rëndë, ka postuar në Instagram edhe një foto të makinës së dëmtuar.

“Mirë që të paktën ka dashuri… po të ishte e kundërta duhet të shpjegoj ndonjë gjë. Mirëdita ju që nuk humbni vesin të bëni surpriza të bukura…”, është postimi ironik i Francescas. Nuk është hera e parë që kur është në Romës, që mamaja e Zaniolo ka mbetur viktimë e hajdutëve.

Francesca është bërë e njohur në medait italiane dhe ka fituar popullaritet për shaka të elegancës së saj.